Shenja e parë e normalizimit të një shoqërie është kur njerëzit më në fund janë në gjendje të jetojnë nga puna e tyre. Kur, as u rrëmbehet, as u lejohet të rrëmbejnë.
Nga: ARIJETA REXHEPI
Një dijetar ka thënë se çdo krim e ka burimin në bindjen se e huaja mund të bëhet e jotja.
Edhe prindërit tanë, shumica prej tyre, na e kanë përsëritur vazhdimisht e në forma të ndryshme po këtë. Na kanë thënë se askujt nuk i kanë thënë “hajdut aga”. Asnjë lloj hajdutërie nuk është për t’u lëvduar. Posaçërisht jo atëherë kur njerëzit vjedhin shtëpinë e vet.
Gjithsesi se nuk na shkon ndërmend t’i bëjnë kurrfarë pengesash afaristëve korrektë e të ndershëm, por në këtë shoqërinë tonë, jo aq të pasur, të kemi aq shumë milionerë, nuk na duket e mundur pa krijuar armata prej dhjetëra mijëra të varfërish. E kujt i duhet një gjendje e tillë?! Qytetarëve të këtij vendi, jo!
Kujt i duhet përkeqësimi që po e shohim në arsim, shëndetësi e në shumë fusha të tjera? Qytetarëve të këtij vendi, jo!
Le të bëhemi sa më shumë, le të mblidhemi rreth Lëvizjes Vetëvendosje! Le ta sjellim së bashku një gjendje ku ecja jonë e deritashme kryesisht drejt degradimit, të ndërrojë kahun, e të niset drejt përparimit e perspektivës për rininë tonë.
Le t’u besojmë të na prijnë në këtë drejtim njerëzve që nuk u përkulën as kur ishte më së vështiri, që nuk u joshën nga kurrfarë “dhuratash”, që dëshmuan se mbi të gjitha kanë mirëqenien e njerëzve të këtij vendi!
Le t’ia japim besimin posaçërisht njërit nga ta; atij që kurdo që e deshi puna, nuk u struk asnjëherë, por, përkundrazi me ballë lartë qëndroi i paepur; si në Lëvizjen studentore të të nëntëdhjetave, si gjatë luftës, duke u bërë në mes të Prishtinës Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit Politik të UÇK-së, si në kundërshtimin pas lufte, me dije e guxim, të burokratëve ndërkombëtarë e vendorë –
Albin Kurtin!
Vetëvendosjen me Albinin!
126 ✅ Lëvizja Vetëvendosje
1 ✅ Albin Kurti
33 ✅Arijeta Rexhepi
e sponsorizuar