Dje, edhe njëherë qeveria Kurti mori vendim të dëmshëm, mashtrues e populist për anulimin e vendimit të qeverisë Haradinaj për ndërtimin e kyçjeve në Gërlicë të Ferizajit dhe mbikalimin në Paldenicë. Kjo lojë e qeverisë u nis nga ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i cili kokë në vete dhe pa i analizuar fare merr vendime që rëndojnë jetën e qytetarëve.
Rexhep KADRIU
Me qëllim për ta informuar drejt opinionin, me datë 25 maj të 2019-së, qeveria Haradinaj kishte marrë vendim autoriezues e jo kontraktues, ku në pikë 3 të këtij vendimi autorizohet Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, si dhe njësia implementuese e projektit të autostradës “Arbën Xhaferi”, që ti zhvilloi bisedimet për kontraktimin e kyçjeve në fjalë.
Është e vërtetë që ne kemi filluar bisedimet për të arritë deri tek kontrata, si çdo kompani tjetër, edhe Bectel-Enka ka sjellur ofertën e saj e cila ka qenë rreth 47 milionë euro, mirëpo ajo ofertë nuk është pranuar nga njësia imolementuese dhe as nga komisioni vlerësues, sepse sipas mendimit të ekspertëve ka qenë çmimi i lartë. Pra, vendimi i qeverisë Kurti, është thjeshtë mashtrimi i radhës dhe nuk ka të bëj asgjë me të vërtetën, por si i tillë është përpjekje me shpërqëndrua vëmendjen e qytetarëve nga temat e rëndësishme.
Në vendimin e qeverisë Haradinaj, për asnjë rast nuk është përmendë asnjë shumë e mjeteve, dhe përmendja e 50 milionë eurove, është shpikje e zyrtarëve qeveritarë që janë të mbushur me inate. Caktimi i çmimit bëhet në momentin e dorëzimit të ofertës të cilën ne nuk e kishim pranuar, sepse kishim vlerësuar se është çmim jo real. Në planifikimet buxhetore për vitin 2020, kishim paraparë të krmi 32 milionë euro për ndërtimin e dy kyçjeve në Gërlicë në Ferizaj, dhe mbikalimin në Paldenicë, dhe me këtë hap ne do të kishim mundur qê vet ti shpallim procedurat e tenderimit.
Presim të shohim a do të jenê këto kyçje të përfshira në buxhetin e vitit 2020 të cilin do ta sjell kjo qeveri pëe votim në Kuvend. Vendimet e qeverisë Kurti në fillet e saj, për Anamoravën janë të pa pranueshme, sepse pengesat për vazhdimin e punëve në autostradën e Gjilanit, segmenti Bresalc – Dheu i Bardhë, dhe së fundmi kyçjet që i përmendëm më lartë, janë tendencë e kësaj qeverie që Anamoravën me lënë edhe më tutje të paralizuar, ashtu siç e kanë mbajtë përgjatë 20 vjetve.
Është e pa tolerueshme qê Vitisë mos ti mundësohet kyçja nê autostradë, sikurse edhe bizneseve të Ferizajit, komunë kjo që renditet e dyta në nivel vendi lidhur me pagesat e qytetarëve ndaj shtetit. Pres nga qeveria Kurti të refleltojë urgjentë në raport me Anamoravën, dhe të vazhdoj ndërtimin e autostradave dhe kyçjeve nê autostrada, si parameter që mundëson qarkullim të lehtë të njerëzve dhe mallrave e që kjo garanton zhvillim ekonomik edhe për komunat tona, edhe për Kosovën.
Dy partitë që sot udhëheqin me Kosovën, janë aty falë votës nga Anamorava, dhe nuk mendoj se duhet ta injoroni deri në këtë pikë këtë regjion.