Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një deklarate ka bërë me dije se po i përcjell veprimet e EULEX-it lidhur me ish Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Jakup Krasniqi.
Në këtë deklaratë me tej thuhet:
Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj në vazhdimësi kanë dhënë̈ shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë̈ vendore dhe ndërkombëtare.
Njëjtë̈ do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës.
Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente.
Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri.