DYLON

Inaugurohet Qendra me Bazë në Komunitet në Zhegër

Inaugurohet Qendra me Bazë në Komunitet në Zhegër
Avatar photo Redaksia

Është inauguruar Qendra me Bazë në Komunitet për fëmijët e moshës 3-5 vjeç, në shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër, në kuadër të Projektit “Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë në Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme.

Drejtoria e Arsimit në kuadër të bashëpunimit me organizatën ‘Save the Children International’, përmes këtij projekti mëton të kontribuojë në arritjen e synimit që fëmijët e moshës 3-5 vjeç, të gëzojnë të drejtën e tyre për zhvillimin holistic, duke u mundësuar fëmijëve që të rriten me potencialin e tyre të plotë.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka uruar fëmijet, stafin dhe komunitetin e fshatit Zheger për hapjen e kësaj qendre si dhe ka falenderuar Save The Children për mbështetjen e vazhdueshme arsimit në komunën e Gjilanit./2LONLINE.com/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.