Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin e radhës të Letrave me Vlerë KV010-17, ku u ofertua Obligacion Qeveritare me maturim 2 vite, në vlerë nominale 20 milion euro.
Prej fondeve të cilat do të huazohen nga ky ankand, 14.95 milion euro do të përdoren për rifinancim të Obligacionit 2 vjeçar të emetuar me herët, kurse 5.05 milion euro do të hyjnë në buxhet si mbështetje buxhetore.
Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 21.95 milion euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 20 milion Euro.
Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.55% vjetore. Blerësit sipas kategorive janë Bankat me 9.80 milion euro, Fondet Pensionale me 10.00 milion euro, si dhe Të tjerë (Persona fizik) me 0.20 milion euro.