Dhimbjet e veshit mund të jenë shumë shqetësuese. Një pjesë e tyre ndodh për shkak të depozitimeve të lëngëta në veshin e mesëm që si shkak kanë tingujt e lartë, të ftohtin, infeksionet në vesh, dyllin, bllokimin e kanaleve të hundës, dëmtimet fizike brenda veshit, presioni i lartë dhe të tjera.
Disa nga përbërësit natyral që mund të ndihmojnë në tejkalimin e dhimbjeve të veshit janë;
Vaj ulliri
Vaji i ullirit vepron si një qetësues i shpejtë ndaj dhimbjeve të veshit. Ai shërben si lubrifikant dhe ndihmon për të luftuar infeksionet në vesh. Hidhni 3-4 pika vaj ulliri të vakët në kanalin e veshit.
Hudhra
Vetitë analgjezike dhe antibiotike të hudhrës ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve të veshit të shkaktuara nga infeksionet. Merrni dy lugë gjelle vaj susami. Nxehni 1 lugë çaji hudhër të grirë në të. Lëreni të ftohet dhe kullojeni vajin. Hidhni 2-3 pika prej tij në veshin që ju dhemb. Një tjetër opsion është të shtrydhni lëngun e disa thelpinjve hudhër dhe hidheni në veshin që ju dhemb.
Shishe me ujë të nxehtë
Nxehtësia në zonën e veshit do të funksionojë si një qetësues për dhimbjet. Thjesht merrni një shishe me ujë të nxehtë, mbështilleni me peshqir dhe mbajeni në veshin ku ndjeni dhimbje për disa minuta.
Xhinxher
Xhinxheri ka veti të forta anti-inflamatore të cilat janë shumë të dobishme në trajtimin e disa tipeve të infeksionit të veshëve. Është gjithashtu një qetësues natyral dhimbjesh.