DYLON

“The Sun of Sunday” lartëson Duan: Nga banesa me qira te çmimi Grammy

Avatar photo Elife Sherifi

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, u bë për të dytin vit radhazi artistja më e nominuar në “Brits Awards” për të dytin vit radhazi e të premten, iu kushtua dhe një figure dylli në Madame Tussauds të Londrës.

“Të gjitha këto kur vetëm pak kohë më parë, 23 vjeçarja jetonte me familjen e saj në një banesë të ngushtë në Londër, thuhet në artikullin e The Sun.

“The Sun” tregon për largimin e familjes së Duas nga Kosova në vitin 1992, si pasojë e shtypjes së popullatës shqiptare nga regjimi serb, dhe rikthimin ne atdhe kur kengetarja ishte 11 vjec. Kater vjet me vone megjithatë ajo do te zhvendosej serish në Londër e në 2012-tën, do t’i bashkoheshin dhe të afërmit me të cilët jeton sot në një shtëpi luksoze në Kilburn të Londrës Veriore.

EkoHigjiena

“The Sun on Sunday” ka kontaktuar me miqtë e këngëtares dhe ish-fqinjët e saj për të biseduar lidhur me rrugëtimin e jashtëzakonshëm të vajzës së refugjatëve nga Kosova drejt famës.

Një mikeshë e saj, Zana Veseli, të cilën Dua e njeh që fëmijë, ka pohuar per gazetën e njohur britanike se fama nuk e ka ndryshuar këngëtaren e bukur.

“Dua është personi i njëjtë që ka qenë gjithmonë. Gjatë gjithë jetës ka dashur të bëhet yll i muzikës pop. Është e mrekullueshme që po fiton aq shumë çmime”, citohet të ketë thënë ajo.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.