Raportuesi speciaI I Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin ka deklaruar se pozicioni aktual i BE-së ndaj Kosovës për status neutral është një zgjidhje e përkohshme kompromisi dhe se ai nuk hyn në atë se “kur dhe cila do të jetë zgjidhja përfundimtare”.Gjatë një intervsite në televizionin e Be H, Kacin ka thënë se Serbia para se t’i bashkohet BE-së patjetër duhet të ndryshojë kushtetutën seç kanë bërë vendet e tjera, si dhe Sllovenia.Në pyetjen direkte se a do të thotë kjo se Serbia patjetër duhet të heqë dorë nga territori i Kosovës, Kacin tha se përgjigjen në këtë pyetje e di, por duke marrë parasysh funskionin që ushtron, nuk është në situatën që të përgjigjet.
“Unë Jelko Kacin, qëmoti e di se Kosova është e pavarur dhe se nuk është pjesë e Serbisë. Unë, Jelko Kacin, qytetar i Sllovenisë, e di se vendi im qëmoti e ka njohur Kosovën e pavarur dhe se për këtë shkak është djegur ambasada e Sllovenisë në Beograd dhe se Serbia për këtë do ta paguajë kompensimin. Unë, Jelko Kacin, si nënkryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore respektoj situatën aktuale dhe pozicionin e Bashkimit Evropian i cili ka qëndrim neatral ndaj çështjes së Kosovës”, ka thënë Kacin.
Ai ndërkaq pohon se kjo është një zgjidhje e përkohshme kompromisi.