Ministria e Mbrojtjes e Republikës se Kosovës organizon aktivitetin e dorëzimit të donacionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me pajisje mbrojtëse për Covid-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.
Qendra Mjekësore e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të ndihmojë 21 Komuna me pajisje mbrojtëse për Covid-19, mjete këto nga donacioni i shtetit Gjerman dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në aktin e dorëzimit të këtij donacioni do të jenë të pranishëm Zëvendës Komandanti i FSK-së gjeneral major Enver Cikaqi, Drejtori i QMFSK, Shkëlzen Syla dhe gjeneral brigade Frank Best drejtor i NALT-it (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s).
Ceremonia do të mbahet sot në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, rruga “Afrim Zhitia”./2LONLINE.com/