DYLON

Zëvendësministri Bayram mbajti takimin e radhës të Grupit ndër-institucional për Migrim

Zëvendësministri Bayram mbajti takimin e radhës të Grupit ndër-institucional për Migrim
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i grupit ndër-institucional për implementin e Strategjisë për Migrim, të udhëhequr nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Yildiray Bayram, njeherit Koordinator Nacional për Migrim.

Me këtë rast, zëvendësministri Bayram, i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje, duke vënë në dukje angazhimet që janë dukje u bërë në menaxhimin e migrimit, kapacitetet që janë në dispozicion, si dhe sfidat që kanë dalë së fundi, duke përfshirë incidentet e shkaktuara nga një pjese e migrantëve në Qendrat e Azilit.

Zëvendësministri Bayram theksoi se për institucionet e Kosovës është bërë shqetësim i madh sjellja e një pjesë të migrantëve, duke u përfshirë incidentet që janë duke i shkaktuar në vendbanime të ndryshme, me theks të veçantë sidomos tek rastet si zjarrvënie të njërit nga objektet e azilit në Vranidoll dhe xhamisë në Magure, plaçkitjet në makete, dyqane, sjelljet asociale në rruge etj.

EkoHigjiena

Ai theksoi se mekanizmat institucional, sidomos organet e rendit dhe të ligjit, duhet të kenë një qasje të re ndaj këtyre migrantëve, që janë shndërruar në shqetësim për qytetarët.

Në këtë takim u diskutua edhe për sistemin e migrimit të Kosovës, ku u konstatua se sistemi i migrimit duke përfshi legjislacionin është i vendosur dhe janë të gjitha të rregulluara dhe po ashtu me shtetet fqinje ka një bashkëpunim të mirë, kur bëhet fjalë për migrimin e parregullt.

Po ashtu u diskutua edhe për kapacitetet që ka në dispozicion Kosova, në akomodimin e migrantëve, në ofrimin e shërbimeve të ndryshme dhe Planin e Veprimit për Menaxhimin e fluksit të mundshëm.

Përfaqësuesit e Policisë prezantuan veprimet e ndërmarra nga takimi i fundit në lidhje me parandalimin e incidenteve që përfshinë: Autorizimin e zyrtareve kompetent policor, ku fokus do ta kenë monitorimin e migranteve që frekuentojnë afër shkollave dhe vendbanimeve tjera me prezencë të migranteve.

Në fund zëvendësministri Bayram e përgëzoi dhe falënderoi organizatat: UNHCR, IOM, EXBS-i, dhe ICITAP, për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në tejkalimin e sfidave në fushën e Migrimit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.