QKA “ Anamorava” nga Vitia ishte pjesëmarrës në edicionin e 23-të të festivalin folklorik “Anadrinia Jehonë”, që u mbajte në Dejnë të Rahovecit.
Me këtë rast ata me paraqitjen e tyre të veçantë kanë arritur të rrëmbejnë disa çmime si: Çmimi special i festivalit “Anadrinia Jehonë”2024, valltari më i mirë’ i festivalit “Bardhyl Osmani”, dhe ‘koreografia më e mirë’ “Vallja Baresha” nën koreografin e koreografit Feim Leka. Me këtë rast kryesia e
Qendrës Kulturore Artistike “Anamorava” e përberë nga Arianit Hetemi, Enver Sahiti, Shemsedin Ajeti përmes një postimi të tyre në rrjetin social facebook kanë falënderuar të gjithë anëtarët dhe bashkëpunëtorët për këto suksese të arritura e në veçanti orkestrën popullore nën udhëheqjen e Profesor Lulzim Shehu, koreografin Feim Leka, orkestrën burimore nën udhëheqjen e Naser Zeqiri si dhe instrumentistin Xhevdet Hysa.
Fotot: QKA Anamorava