Në kuadër të nismes vullnetare e quajtur “Face Shield Mask” në Kosovë, e cila drejtohet nga profesori i inxhinierisë Shaban Buza dhe nga vajza e tij Dea, e cila është arkitekte, sot për QKUK-në, janë dhuruar 140 face shield maska.
Maskat e tilla kanë një rreth plastik në të cilën i bashkohet një fletë plastike e tejdukshme.
Kjo garanton më tepër siguri për mjekët dhe infermirët që u shërbejnë pacientëve me infeksionin e Covid-19.
Modeli riprodhohet me printer 3D bazuar në një projekt të siguruar nga bashkëpunimi i profesor Buzës me Universitetin e Transilvanisë në Rumani dhe Universitetit Politeknik të Valencias në Spanjë.
Profesor Buza gjatë dhurimit të këtij donacioni, premtoj se do të vazhdojë të prodhojë masaka të tjera, në mënyrë që të mbështesë edhe më tutje Klinikën Infektive dhe klinikat e tjera të QKUK-së.