DYLON

Në Klinikën Infektive po trajtohen 37 pacientë të prekur nga Covid-19

Në  Klinikën Infektive po trajtohen 37 pacientë të prekur nga Covid-19
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar raportit ditor nga Klinika Infektive e QKUK-së, deri tani, 30 mars 2020, aty janë duke u trajtuar 37 pacientë të prekur nga Covid-19.

• 32 të sëmurë janë në gjendje stabile;
• 5 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi, njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv të Klinikës Infektive.

Klinika është në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera të cilat do të testohen.

EkoHigjiena

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, përveç infermieres së infektuar me Covid-19, e cila është në gjendje të përmirësuar dhe e vetizoluar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Disa prej tyre janë testuar për Covid- 19 dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.