Skuadra e futbollit Drita ka vazhduar me prurjet e radhës dhe qendërsulmuesi Marko Simonovski edhe zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës bardhë e kaltër, njoftojnë drejtuesit e klubit.
Ja njoftimi i plotë i klubit:
Simonovski zyrtarisht bardh e kaltër!
Sot ka arritur edhe përforcimi i radhës për klubin tonë!
Marko Simonovski është pritur nga presidenti i klubit z. Valon Murseli i cili i ka dëshiruar mirëseardhje lojtarit në familjen bardh e kaltër.
Marrëveshja është nënshkruar dhe Marko do të jetë i yni për një vit!
Simonovski luan në pozitën e qendërsulmuesit i cili vitin e fundit luajti për ekipin e FC Feronikelit, dhe tani do të jetë i gatshëm edhe për garat europiane për klubin tonë!
Klubi jonë e falënderon ekipin e Feronikelit që e lejoi Simonovskin para kohe të bashkohet me ne për përgaditjet që klubi po i bënë për ndeshjet e europës! /2LONLINE.com/