DYLON

Me ekspozitë vizuale dhe koncert përmbyllen aktivitetet për Ditën e Çlirimit të Kamenicës

Me ekspozitë vizuale dhe koncert përmbyllen aktivitetet për Ditën e Çlirimit të Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Me ekspozitë vizuale dhe koncert para Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” përmbyllen aktivitetet për Ditën e Çlirimit të Kamenicës.

Pas seancës solemne dhe homazheve tek “Dëshmorët e Kombit”, aktivitetet e organizuara nga Drejtoria e Kulturës vazhduan me një ekspozitë me artistët tanë që vazhdojnë të kontribuojnë në fushën e artit pamor , duke i ndarë disa nga punimet e tyre të bukura, me shumë ngjyra dhe me koncepte te veçanta!

EkoHigjiena

Kjo ekspozitë u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” dhe e gjithë ekspozita ishte e shoqëruar me tingujt e muzikës së Orkestrës së Kamenicës.

Në ekspozitë morën pjesë me veprat e tyre artistike këta piktorë: Ahmet Ibrahimi, Adem Kqiku dhe Arbenita Kryeziu.

Gjithashtu me rastin e 18 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Dardanës, profesori Faton Krasniqi nga Kamenica i dhuroi Bibliotekës së Qytetit 100 tituj librash.

Aktivitetet për nder të Ditës së Çlirimit u mbyllën me një koncert me këngë e valle. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.