DYLON

Diskutojnë për sigurinë në shkolla

Diskutojnë për sigurinë në shkolla
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Stacionin e Policisë në Kamenicë, organizojnë takim lidhur me sigurinë në shkolla

Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, së bashku me Stacionin e Policës në Kamenicë, Drejtorët e Shkollave Fillore dhe të Mesme, si dhe Këshillat e Prindërve, në vazhdën e zbatimit të Strategjisë “Policia e Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi”, kanë mbajtur sot një takim në sallën e Kuvendit Komunal.

EkoHigjiena

Qëllimi i takimit ishte siguria në shkollat e komunës sonë.

Të pranishëm në këtë takim ishin, u.d drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Drilon Ramabaja, zëvendësdrejtori rajonal i Gjilanit, Nënkolonel Shaban Azizi, Kapiten Florim Klaiqi, Komandant i Stacionit Policor në Kamenicë, zyrtar policor nga njësitet Policia në Komunitet, Drejtorët e Shkollave Fillore e të Mesme të Kamenicës dhe Këshillat e Prindërve.

U.d Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Drilon Ramabaja duke falënderuar Policinë e Kosovës për ndihmën e vazhdueshme, tha se siguria në shkollat tona është e kënaqshme.

“Falënderoj Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm. Ne së bashku jemi munduar gjithmonë të parandalojmë dukuritë negative, dhe si rezultat i bashkëpunimin të mirë e të ndërsjellët situata e sigurisë në shkollat e Kameicës është e kënaqshme”, tha Ramabaja.

Nënkolonel Shaban Azizi, prezantoi Strategjinë “Policia e Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi” .

Gjatë këtij takimi nga Policia e Kosovës u tha se ata do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar në krijimin e sigurisë së plotë dhe njëkohësisht kërkuan nga drejtorët e shkollave që bashkarisht të veprojnë në ngritjen e sigurisë dhe të punojnë të gjithë së bashku që të ndalohen dukuritë negative në shkolla. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.