Partia për Veprim Demokratik i kërkon APN-së të përcaktojë kandidatët e tyre sipas marrëveshjes të nënshkruar në Tiranë me ministrin në detyrë për Evropë dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë , Gent Cakaj, shkruan Titulli.com.
“Duke e marr parasysh faktin që zgjedhjet do të mbahen me 21 Qershor dhe që na pret grumbullimi i 10.0000 nënshkrimeve, Kryesia e përgjithshme e PVD-së inkurajon APN-në që sa më shpejtë të përfundoj procesin e përcaktimit të kandidatëve të tyre për deputetë dhe të hap rrugën për fillimin e pregatitjeve konkrete për pjesmarrje në zgjedhje” thuhet në njoftimin e PVD-së.
Para gjendjes së pandemisë, APN kishte caktuar koordinator për zgjedhjet parlamentare Visar Mehmetin ndërsa për kandidatët për deputetë kishte hapur rrugë që të gjithë të interesuarit brenda këtij subjekti të dërgojnë kandidimin.
Më 16 janar të këtij viti përfaqësues të PVD-së, APN-së, LPD-së dhe GQ Lëvizja për Reforma kanë nëshkruar marrëveshje në Tiranë për krijimin e listës së përbashkët zgjedhore të subjekteve politike shqiptare për pjesë marrje në gjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë, transmeton Titulli.com.
Deri më tani PVD ka nominuar dy kandiadët për deputet , Shaip Kamberin dhe Edita Asllanin, ndërsa PD ka nominuuar Bajram Mustafën dhe Nadije Beqirin, ndërsa subjektet tjera nënshkrueese të marrëveshjes akoma nuk kanë dhënë propozimet e tyre.
Zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale ishin shpallur të mbahen më 24 prill por për shkak të gjendjes së pandemisë COVID-19 ato u anuluan dhe tani nga presidenti Aleksandër Vuciq janë rishpallur për 21 qershor të këtij viti.
PVD përmes njoftimit të tyre është shprehur për fillimin e procedurave rreth grumbullimit të 10 mijë nënshkrimeve dhe ka inkurajuar të tjerët të bashkëpunojnë në këtë proces sa më shpejtë .
Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë lista e përbashkët për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.
BURIMI: Titulli.com