Punoni ulur gjatë gjithë ditës? Nëse po, jeni duke e dëmtuar trupin tuaj duke mos bërë asgjë. Erica Fritz, terapiste dhe menaxhere e “Orthopedic Physical Therapy Center” thekson se punonjësit e zyrave duhet patjetër të praktikojnë këto ushtrime gjatë kohës që janë ulur, në mënyrë që të mos dëmtojnë trupin e tyre.
Ja tre veprimet që duhet të bëni gjatë kohës që jeni në punë:
Duhet patjetër të çoheni në këmbë çdo 30 minuta dhe të qendroni në këmbë
Të ushtroni qafën herë pas here, duke e çuar atë pas dhe anash
Lëvizni këmbët herë pas here në mënyrë që të ndihmoni në qarkullimin e gjakut.