DYLON

Kartoni i Shkodran Mustafit plotë 57 milionë euro!

Avatar photo Redaksia

Menaxheri i Arsenalit, Arsen Wenger dëshiron që ta ketë në radhëte skuadrës që drejton, Arsenalit, lojtarin shqiptar Shkodran Mustafin, para mbylljes së afatit kalimtar të verës, por se, referuar tabloidit britanik, Daily Mirror, si duket Wenger është gati të heqë dorë nga ky transferim për shkak të çmimit, pasi skuadra aktuale e Mustafit, Valencia po kërkon 50 milionë funte (57 milionë euro) për kartonin e reprezentuesit të Gjermanisë.

Por, kjo gjë nuk është mbyllur akoma pasi shefi i transferimeve të Arsenalit, Dick Law ka udhëtuar drejtë Spanjës për të negociuar çmimin për ish mbrojtësin e Hamburgut, Evertonit dhe Sampdorias. A do ta shohim Mustafin në fanellën e Arsenalit mbetet t shihet.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.