Ilir Kastrati, Drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, ka thënë se bashkë me pronarin e kompanisë e cila po e realizon këtë projekt, janë duke bërë përgatitjet dhe konsultime profesionale rreth asfaltimit të kësaj rruge dhe parkingut.
Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, ka bërë apel tek të gjithë qytetarët të cilët banojnë në këtë pjesë të qytetit që t’i largojnë lëndët djegëse që janë të vendosura në trotuar dhe përreth objektit, në të kundërtën mënjanohen nga zyrtarët kompetent dhe do të pason dënimi sipas ligjit.
Ndërsa kompania ‘’Ardhmëria’’, nga fshati Topanicë, e cila po bënë rregullimin e këtij parkingu, është duke bërë punimet përgatitore për asfaltim.
Lazim Krasniqi pronar i Kompanisë ‘’Ardhmëria’’, ka thënë se punimet rreth pastrimit të këtij parkingu do të jenë edhe sot, ndërsa finalizimi i projektit në fjalë do të jetë i gatshëm nga mesi i javës së ardhshme.
Ky projekt kap vlerën e rreth 40 mijë eurove. /2lonline/