Në kuadër të projektit të USAID-it “Kontrata Sociale”, ku Vitia është pjesë e saj, po mbahet punëtoria e radhës me zyrtarë komunal nga kjo komunë por edhe me qytetarë vitias. I pranishëm në hapje të punëtorisë ishte edhe kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komuanl, Bekim Azizi. Me këtë rast një fjalë në hyre të punëtorisë e mbajti kryetari Haliti, i cili foli për rëndësinë e Kontratave Sociale.
“Jam i lumtur qe sot marrë pjesë në punëtorinë e përbashkët të zyrtarëve të komunës së Vitisë dhe qytetarëve, me këtë rast bashkërisht do të hartojmë Kontratën Sociale për komunën tonë, i cili dokument do të na shërbeje që bashkërisht t’i përmbushim zotimet tona, me qëllimin më të mirë, për te avancuar praktikat e pjesëmarrjës së qytetarëve në komunën tonë”, u shpreh kryetari Haliti. Gjithashtu ai bëri me dije se komuna e Vitisë, do të bashkëfinancoj me 20% të vlerës së përgjithshme të bashkefinancimit me fondet e USAID ku projektet e përzgjedhura nga qytetarët do të implementohen bashkërisht për periudhën e ardhshme.
Ndërkaq si përfaqësuese e grupeve të komuniteteve ka folur Dr. Gentiana Ferati. Përndryshe kjo punëtori do ka filluar sot he pritet të përfundoj me 7 shkurt. /2LONLINE/