Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), ka mbajtur punëtorinë për ndërtimin e kapaciteteve se si të bëhemi “zëri” i fëmijëve me aftësi të kufizuara në komunën e Kamenicës.
Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Rritja e Qasjes në Arsimin Gjithë përfshirës për Fëmijët me Aftësitë Kufizuara dhe Komunitetet tjera të Cenueshme’’ që financohet nga Ferrari Foundation përmes Save the Children Italinë bashkëpunim me Save the Children në Kosovë, ka mbajtur punëtorinë për ndërtimin e kapaciteteve se si të bëhemi “zëri” i fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Qëllimi i punëtorisë ishte ndërtimi i kapaciteteve të zyrtarëve të drejtorisë së arsimit, drejtorëve të shkollave, mësuesve, përfaqësuesve të këshillave të prindërve, nxënësve dhe përfaqësueseve te organizatave te shoqërisë civile lidhur me atë se si të jenë zëri dhe avokues i fëmijëve me aftësitë kufizuara.
Po ashtu kjo punëtori ka shërbyer edhe si mundësi për ofrimine burime shtesë në mënyrë që pjesëmarrësit të përmirësojnë cilësinë e mekanizmave ekzistues të arsimit gjithëpërfshirës.
Në punëtoripërveç stafit të NOPM-së morën pjesë drejtorë të shkollave të ndryshme të komunës se Kamenicës, mësimdhënës, përfaqësues të këshillit të prindve, psikologë, pedagogë, nxënës
dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
NOPM do të vazhdojë me aktivitetet e radhës me qëllim të përmirësimit të shërbimeve në sferën e arsimit dhe ofrimin e qasjes më të mirë për fëmijët me aftësi të kufizuara.