NOPM: Takimi i radhës këshillues me nxënës të grupmoshave të ndryshme

NOPM: Takimi i radhës këshillues me nxënës të grupmoshave të ndryshme

Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’ , ka mbajtur takimin e radhës këshillues me temën ofrimin e shërbimeve këshilluese preventive, mbrojtëse dhe intervenim të hershëm, në shkollën fillore “Avdulla Krashnica-Presheva”, në fshatin Koretin të komunës së Kamenicës.

Qëllimi i takimit ishte dhënia e këshillave mbrojtëse dhe vetëdijesimi i nxënësve të shkollave fillore me situatat në të cilat mund të bien ndesh, si dhe diskutimin e sfidave dhe mundësive për përmirësimi e qasjes së fëmijëve, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe mbrojtjen dhe çasjen e tyre sa më gjithëpërfshirëse.

Në takim përveç stafit të NOPM-së morën pjesë edhe zyrtarja komunale për të Drejtat e Njeriut, respektivisht koordinatorja për të drejtat e fëmijëve.

Temat e diskutuara ishin nga më të ndryshmet, duke filluar nga elaborimi i të drejtave të fëmijëve, mbrojtja dhe vetëdijësimi i fëmijëve nga përdorimi i pakontrolluar i internetit, puna vullnetare etj.
Forma e takimit ka qenë me karakter informues e vetëdijesues për rreziqet me të cilat ballafaqohen të rinjtë, gjithashtu diskutimi me nxënës ka qenë interaktiv ku kemi marr pyetje e përgjigjeje të ndryshme lidhur me shqetësimet e tyre.

Ky projekt përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe mbështetur nga Save the Children në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Politika të Mirëqenies Sociale dhe Kërkim.

KOMENTE