DYLON

Punëtori për hartimin e Planit të Veprimit për Rregulloren komunale për Realizimin e të Drejtave të Fëmijëve

Punëtori për hartimin e Planit të Veprimit për Rregulloren komunale për Realizimin e të Drejtave të Fëmijëve
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’,   ka mbajtur punëtorinë e parë me grupin punues për hartimin e Planit të Veprimit për Rregulloren komunale për Realizimin e të drejtave të Fëmijëve.

Qëllimi i takimit të parë ishte që të zhvillohet një vlerësim i cili adreson mënyrën se si komuna përpiqet t’i përgjigjet nevojave të caktuara të fëmijëve nga mënyra se si i mbledh të dhënat, si i dëgjon perspektivat e fëmijëve dhe prindërve, si i bën politikat, strategjitë dhe planet, si punon me komunitetet, si e trajnon stafin dhe si e informon shoqërinë civile. Pra ky vlerësim do të reflektoj rreth asaj se si të përmirësohet qeverisja për fëmijët, prandaj do të jetëe dobishme të dokumentohen diskutimet e vlefshme që do të ndodhin gjatë plotësimit të tabelës së Planit të Veprimit.

Në takim përveç stafit të NOPM-së ,morën pjesë edhe grupi punues i planit të veprimit i caktuar nga organet komunale në Kamenicë.

EkoHigjiena

Ky projekt përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe mbështetur nga Save the Children në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Politika të Mirëqenies Sociale dhe Kërkim.