Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) si pjesë të projektit “Mbështetja e komunës së Gjilanit për të zhvilluar planin komunal tre vjeçar të veprimit në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve”, ka mbajtur punëtorinë dy-ditore me grupin punues për hartimin e planit të veprimit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Gjatë kësaj punëtorie dy-ditore u punua ne bashkërenditjen e aktiviteteve nga rezultatet e nxjerra nga vetëvlerësimi, sipas blloqeve që janë të përcaktuara në manualin e komunës mike dhe janë vendosur sipas renditjes në plan të veprimit. Gjatë këtyre dy ditëve është zhvilluar drafti i parë i planit të veprimit së bashku me grupin punues. Si hapa të mëtutjeshëm, plani i veprimit do të rishikohet nga konsulentët e jashtëm, ku më pas, do të bëhet kostimi dhe validimi i tij.
Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve sociale me theks te veçante ndaj mbrojtjes dhe te drejtëve te fëmijëve, përfshirjes se fëmijëve dhe publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi.
Ky projekt përkrahet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në kuadër të projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë”, të financuar nga BE dhe të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.