Kultura shkëputë zinxhirtë e robërisë!-Dueti i valleve burimore shqipe Abdyl dhe Fadil Rama

Kultura shkëputë zinxhirtë e robërisë!-Dueti i valleve burimore shqipe Abdyl dhe Fadil Rama

Kultura i prin çlirimit të popujve të roruar, njëherit i paraprin edhe politikës te shtetet e zhvillua. Një kontribut të pakontestuar në Anamoravë në lëmin e kulutës, e në veçanti në duet të valleve shqipe dhanë vëllezërit nga Pozherani, Abdyl dhe Fadil Rama.

Shkruan: Sami ARIFI

Anamorava kishte mjaft shoqëri kulturo-artistike që dhanë një kontribut të pakontestuar përmes lëmit të kulturës në ruajtjen e identitetit kombëtar në kohën kur rrezikohej qenja kombëtare shqiptare.

Kësaj radhe po potencoj vetëm duetin e valleve burimore nga vëllezërit Abdyl e Fadil Rama, të ruajtura brez pas brezi, trashigimi nga e kaluara e lashtë historike nëpër kohë, deri në ditët tona.

Vallet burimore shqipe ishin ruajtur dhe kultivuar edhe te babai i vëllezërve Rama, që në popull babai i tyre njihej me emër Isuf Pozherani, që në të shumtën e rasteve edhe ky, artist, vallzonte në duet me Rifat Ramën, pra ishte dueti i valleve burimore Isuf e Rifat Rama.

Shoqëria kulturo-artistike në Pozheran është themeluar në vitin 1970 e emëruar “Përparimi”, ku për kryetar ishte emëruar Hamit Alidema. Shoqëria Kulturo-Artistike e Pozheranit “Përparimi” përbëhej prej solistëve, orkestrës dhe grupit të valleve, që ky grup i valleve udhëhiqej nga, artisti, Abdyl Rama, me valltarët e talentuar që ishin: Kadri Salihu, Hasan Hasani, Shenasi Shaqiri, Fadil Rama e të tjerë, ku, ky i fundit ishte edhe mjeshtër për rrahjen e tupanit gjatë vallzimeve.

ShKA “Përparimi” kishte edhe grupin e artistëve për këngët folklorike, Fadil Zukën me sharki, Berat Zukën me çifteli, Shemsi Zukën me defsi dhe Remzi Zukën me çifteli e të tjerë, ndërsa në grupin e këngëve popullore më të dalluar ishin: Mehmet Zuka, Zyhrie Pira, Hysen Terziqi, Sahide Berisha e shumë të tjerë. Kjo SHKA funksionoi deri në vitin 1983, ajo pushoi për shkaqe të ngjarjeve që ndodhën në Kosovë gjatë vitit 1981 e tutje. Kjo SHKA u prezentua me shfaqje në tërë trevat shqiptare të ish-Jugosllavisë e më gjerë.

Ndërsa, menjëher, pas përfundimit të luftës në Kosovë me iniciativën e anëtarëve të saj në krye me Abdyl Ramën u themelua Ansambli i Këngëve dhe i Valleve Burimore (AKVB) “DASMA” në Pozheran.

AKVB (Ansambli i Këngëve dhe i Valleve Burimore) “DASMA” tashmë përbëhej prej 30 anëtarëve, nga burra, gra, vasha dhe djem. AKVB ishte aktive pothuajse në të gjitha festivalet, si në atë “Karadaku 2007” me një paraqitje artistike të mrekulluar u vlerësuar AKVB me vendin e parë, po në të njejtin vitë edhe në Gjonaj të Hasit AKVB kishte një performancë të shkëlqyer me shpërblime, ku valltari më i dalluar u shpall Abdyl Rama.

Aktiviteti kulturo-artistik i vëllezërve Abdyl dhe Fadil Rama ishte pothuaj se në të gjitha trevat ku jetonin shqiptarët, përmes Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Burimore “DASMA” të Pozheranit, po edhe si duet në vallet burimore shqipe, në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi, madje edhe në Turqi.

Një performancë të jashtëzakonshme në Gjirokastër e bën AKVB “DASMA” e Pozheranit në “Festilalin Folklorik Kombëtar”-Gjirokastër më 24 deri më 29 shtator 2009, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Qendra Kombëtare e Veprimeve Folklorike-Bashkia Gjirokastër i jepet “Çertifikat” Abdyl Ramës.

Në këtë Festival së bashku me Abdyl dhe Fadil Ramën kishin performuar në mënyrë të shkëlqyer artistët: Kadri Salihu, Hasan Hasani, Gjelal Rama, ndërsa nga valltaret, grupi i vashave, ishin Urata Rama, Lavdije Zuka, Labinote Rama, Gentiana Maksuti, Rinore Rama, Ilirjana Zuka, Krenare Salihu, Edona Zuka, Vjosa Zuka e tjera. Ndërsa rapsodët që treguan një performancë të shkëlqyer ishin: Fadil Zuka dhe Berat Zuka.

Në Festivalin “Revista e Folklorit Burimor Shqiptar”-Drenasi më 25. 09. 2010, me Çmim Karriere i jepet Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Burimore (AKVB) “DASMA” të Pozherani, vëllezërve Abdyl dhe Fadil Rama, për interpretim të lartë artistik të vallës burimore shqiptare.

Për prezentimin e valleve në mënyrë artistike, shumë, të përsosur vëllezërit Rama u shpërblyen me një varg çmimesh, si me rastin e organizimit të Festivalit Mbarëkombëtar, zunë vendin e parë “Vallja Dyshe e Trashëguar në Breza”, shpërblimi për dy vëllezërit Rama ishte me Përkrenarën e Skënderbeut, çmimi për karierë dhe interpretim të lartë-Librazhd tetor 2010. Prap në Libtazhd në vitin 2011 zënë vendin e dytë. Gjithashtu edhe në Festivalin Ndërkombëtar në Shkup në vitin 2015 shpërblehën si duet vëllezërit Abdyl e Fadil Rama.

Pastaj me rastin e shënimit të përvjetorit të rënjes së dëshmorit Nijazi Azemi-Komandant- “Mjekrra”, manifestim ky tradicional, kulturo-sportiv, Festivali i Shoqërive dhe Ansambleve Kulturore “Flakadani i Karadakut 2010”, vlerësohet Abdyl Rama me çmimin “Valltari më autokton”.

Pastaj, “Revista e Folklorit Shqiptar-Drenas 2010” vlerësohen vëllezërit Abdyl e Fadil Rama me çmimin e “Karierës për interpretimin e nivelit të lartë të valleve burimore shqiptare”.

AKVB edhe në Turqi në qytetin e Bursës në vitin 2013, u shpërblyen me Mirënjohje.

Ansambli Kulturor i Valleve Burimore “DASMA” e Pozheranit ishin në aktivitet artistik edhe më 21 prill të vitit 2013 në Shodër gjatë ditës, si dhe në mbrëmje edhe në Krujë në manifestimin e fitorës së betejës Gjergj Kastrioti-Skënderbeu së bashku me arbëreshët e italisë. Aktiviteti i këtyre artistëve të mëdhenjë të Anamoravës nuk mundë të përshkruhet përmes një artikulli, nga se është i shumtë dhe i pandalshëm edhe në ditët e sotme në kultivimin e valleve burimore shqipe.

KOMENTE