DYLON

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Bejtush Gashi priti komandantin e KFOR-it Salvatore Cuoci

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Bejtush Gashi priti komandantin e KFOR-it Salvatore Cuoci
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, i cili me këtë rast i uroi për detyrën e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, ku u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile. Në këtë takim u vlerësua edhe bashkëpunimi i mirë mes Policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehen se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se është me rëndësi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.

EkoHigjiena

Në këtë takim u bisedua edhe për ushtrimin e përbashkët që është duke u zhvilluar në mes Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe institucioneve tjera. Ushtrimi “Shpata e Argjende” ka filluar dje dhe do të zgjasë rreth dhjetë ditë dhe po bëhet me qëllim të koordinimit e reagimit për mbështetjen e njësive për menaxhimin e situatave emergjente, që kanë të bëjnë me menaxhimin e situatave dhe situatave tjera.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.