Kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, gjatë inspektimeve të punimeve në lumin Mirusha, ka thënë se projekti i rregullimit të shtratit të lumit, ka shkuar përtej parashikimeve të tija sa i përket dinamikës dhe mënyrës së realizimit të kësaj faze.
Mustafa tha se tani kjo pjesë është në realizim e sipër, janë edhe disa finesa të cilat janë paraparë të bëhen por që vazhdohen edhe fazën e dytë kur do të kryhen edhe punët tjera siç është ndriçimi.
I parti i komunës është shprehur i kënaqur me punët në këtë fazë duke thënë se po mbaron shtrati i lumit Mirusha, është vendos kanalizimi në të dy anët, janë vendos gypat në një gjatësi prej 1 mijë 200 metrave.
Mustafa tha se janë kryer edhe shpronësimet, por ka edhe disa pengesa, të cilat do ti eliminohen në ditët që vijnë dhe do të vazhdohet me vendosjen e gypave edhe në pjesën tjetër, në mënyrë që shumë shpejt të mbërrihet te hoteli ‘Kristal’ dhe të vazhdohet pjesa e dytë e projektit.
“Sivjet do të vazhdojmë me investime shtesë, i cili definitivisht vjen këtyre ditëve edhe 500 mijë euro në mënyrë që kompania të vazhdon me punë, në mënyrë që në vitin tjetër të kemi një investim larg më të vëllimshëm jo më pak se 2 milionë euro që ti afrohemi fundit të realizimit të këtij projekti”, tha Mustafa.
Ai ka falënderuar kompaninë ‘Çlirimi’, i cili sipas tij, ka treguar profesionalizëm, ka treguar përkushtim të veçantë, duke i dëshmuar publikut, komunës, qeverisë si kontraktorë, se din të punon dhe mundet të punon mirë.
Kryetari Mustafa tha se përveç këtij projekti madhor për qytetarët e komunës së Gjilanit, do të ketë edhe projekte të tjera të këtij dimensione siç është lumi Stanishor, dhe ai i Banjës, të cilët duhet të trajtohet në këtë mënyrë.
Ai tha se gjithë këta lumenj do të rregullohen që të derdhen në Kufcë afër lagjes Zabelit dhe me një kolektor të përbashkët të vazhdohet te lumi Morava, ku është etapa e ardhshme jashtëzakonisht e kushtueshme po që ka interesime të mëdha nga Komisioni Evropian që të shkojnë në trajtim të ujërave të zeza dhe të ndërtohet një impiant në vitet që vijnë. /2lonline/