Pikërisht për këtë përvjetor, Policia e Kosovës po organizon aktivitetin “Dyert e hapura”, ku ajo ka hapur dyert për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë ta vizitojnë Komandën, stacionin dhe njësitet përkatëse në të katër komunat e Rajonit si në Gjilan, Kamenicë Viti e Novobërdë, për tu njoftuar me punën e policisë.
Pikërisht për këtë qëllim , kryesuesi i Kuvendit Izmi Zeka, nënkryetari i komunës Omer Daku dhe drejtues të disa drejtorive komunale kanë vizituar Drejtorinë Rajonale të PK-së ku kanë takuar komandanten, kolonele Elmina Mahmutin, të cilën e kanë uruar për këtë përvjetor të PK-së dhe rezultatet e arritura përgjatë kësaj periudhe.
Komandantja rajonale e PK-së Elmina Mahmuti ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm të Policisë dhe institucioneve komunale me theks të veçantë ka çmuar angazhimin e institucioneve për ndarjen e tokës dhe ndihmën financiare për objektin e ri të policisë.
Mahmuti ka falënderuar edhe këshilltarët komunal që kishin marrë një vendim të tillë sepse policia në hapësira të reja do të ketë kushte më të mira për punë dhe se kjo do të ndikojë pastaj edhe në rezultatet e saja.
Ajo po ashtu ka shfrytëzuar praninë e drejtorit komunal të arsimit në këtë takim për ta njoftuar se policia prapë do ta ketë në fokus hapësirat shkollore me qëllim të luftimit të dukurive kriminale rreth atyre hapësirave., e që sipas saj deri më tani ka pas rezultate shumë të mira pasi në veçanti në luftimin e huliganizmit por angazhimi i policisë do të jetë i vazhdueshëm.
Në anën tjetër, kryesuesi i Kuvendit Komunal Izmi Zeka tha se është i kënaqur me punën e deritanishme të policisë e cila që 11 vite është në shërbim të qytetarëve. Duke kujtuar gjendjen në të cilën ishim para 11 vitesh, Zeka potencoi se duhet të jemi të gjithë të kënaqur me të arriturat.
Zeka tha bashkëpunimi me policinë ka ekzistuar qoftë dhe përmes vijës institucionale, qoftë edhe përmes bashkëpunimeve të tjera shoqërore dhe se në Gjilan ëshët krijuar një frymë e mirë, një stabilitetit dhe se policia ka qenë në një nivel të detyrës.
AI tha se policia ja ka arritë që të kontribuojë për një situatë të qetë dhe të jetë për të gjithë e barabartë, për të gjithë qytetarët e Gjilanit pa dallim, duke përfshirë këtu edhe komunitetet tjera.
Ndërsa, Bujar Nevzati, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit ka vlerësuar rolin e policisë në luftimin e dukurive negative përreth hapësirave shkollore dhe gatishmërinë e policisë për kontribut të mëtutjeshëm dhe e ka njoftuar komandanten rajonale se DKA ka një projekt për kompleksin e shkollave, do t ëbashkëpunojë ngushtë edhe me Këshillin e Prindërve dhe policinë, drejtë evitimit të dukurive negative në dhe përreth hapësirave shkollore.
Përndryshe, autoritetet policore kanë bërë me dije se të gjithë janë të mirëpritur për ta vizituar Policinë sepse dyert sot do të jenë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të njoftohen për së afërmi me punën dhe veprimtarinë e pjesëtarëve të PK-së, gjatë aktiviteteve të përgjithshme policore. /2lonline/