(2L ONLINE) -Drejtoria e Arsimit në Gjilan publikon rezultatet e testit të arritshmërisë për nxënës të klasave të nënta të cilët iu shtruan këtij testi më 23 maj 2014. Këtë vit testit të arritshmërisë iu shtruan 1605 nxënës të njëzet e katër shkollave të komunës së Gjilanit.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa ka thënë se me qëllim që ky proces të ecën si është më së miri, DKA angazhoi 180 mësimdhënës, katërmbëdhjetë komisionarë dhe vetë menaxherët e shkollave. Procesin e testimit, gjithashtu, e përcollën edhe shtatë komisionarë nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë.
Ashtu, sipas orarit të planifikuar më parë, rezultatet e testit arritën në DKA me datën 9 qershor për publikim. Përmes këtij rezultati mund të vlerësohet jo vetëm dija e nxënësve, por edhe puna dhe angazhimi i mësimdhënësve për gjatë gjithë procesit mësimor. Krahasuar me vitin e kaluar, nota mesatare e dijes së nxënësve këtë vit është më e lartë për 3.50. Duke analizuar këto rezultate të arritura vihet re, se disa shkolla kanë arritur sukses më të mirë .
“Drejtoria e Arsimit falënderon nxënësit dhe mësimdhënësit për angazhimet e tyre në mësimdhënie e mësim nxënie për këtë vit shkollor. Vetëm dritë e diturisë na shpie përpara. Gjithçka mësohet nga libri andaj , nxënës të dashur, mirë se vini në klasat e dhjeta të Arsimit të Mesëm të Lartë. Shkollat e Arsimit te Mesëm të Lartë ,nga data 16.06 2014 do të hapin konkurs për regjistrimin tuaj në klasa te dhjeta”, ka thënë Musa.