Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë rezultatet preliminare gjatë ditës së sotme, ka konfirmuar kryetarja, Valdete Daka.Gjatë një konference të mbajtur pak para orës 3 të mëngjesit, ajo ka thënë se rezultatet preliminare nuk mund të shpallen përderisa në disa komuna ka një garë ende të paqartë rreth balotazhit.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se rezultatet preliminare do të bëhen më vonë, kur komisioni do të ketë më shumë të dhëna, ngase ato u mungojë prej disa komunave, ndërkohë që në disa të tjera është duke vazhduar procesi i numërimit. Një nga arsyet për këtë shtyrje ka përmendur edhe rezultatin e ngushtë që kanë disa nga kandidat që synojnë balotazhin, andaj, sipas Dakës, KQZ, nuk dëshiron të krijoj kurrfarë konfuzionin në publik.
“Në disa komuna nuk janë rezultatet e plota dhe në disa komuna do të ketë balotazhe të ngushta, me rezultatet preliminare do të dalim nesër kur do t’i kemi rezultatet e sakta nga të gjitha komunat. Në këto rezultate mungojnë edhe komunat e veriut prandaj, për arsyet që i thashë, nesër do të dalim në momentin e parë që do t’i kemi rezultatet preliminare”, ka thënë Daka, transmeton rtk.
Duke folur për sulmet që janë bërë në disa qendra votimi në veri, ajo ka thënë se materiali zgjedhor është dëmtuar vetëm në qendrën ‘Seti Sava’ dhe jo në qendra tjera dhe se ai material do t’i arrijë KQZ-së.
Daka ka thënë se përkundër kësaj dhe zërave për anulim të zgjedhjeve në atë pjesë, zgjedhjet nuk janë anuluar dhe se ato nuk mund të anulohen pa vendim të KQZ-së, e cila, sipas saj, nuk merr vendim pa i parë të gjitha materialet nga atje.
Ndërsa, Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim” thotë se rezultatet preliminare do t’i publikojë në orën 14:00