• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Jahjaga e indinjuar me ngjarjet në veri

Redaksia 2LONLINE 3 Nëntor, 2013 4 min
 Jahjaga e indinjuar me ngjarjet në veri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, vlerëson se zgjedhjet komunale të 3 Nëntorit janë mbajtur në një atmosferë përgjithësisht të qetë dhe të pranueshme me një pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve, në pjesën më të madhe të vendit. Jahjaga përgëzon qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet komunale dhe mbarëvajtjen e tyre demokratike, të përgjegjshme dhe të lirë.

Jahjaga shpreh indinjatën e thellë dhe dënon fuqishëm frikësimin dhe pengimin e qytetarëve të komunitetit serb, që jetojnë në pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, për të marrë pjesë në zgjedhjet komunale dhe për të shprehur në mënyrë të lirë vullnetin e tyre qytetar, transmeton RTK.

Parandalimi, frikësimi, shantazhimi i qytetarëve dhe dhuna e shfaqur në disa vendvotime nga grupe të caktuara në pjesën veriore të territorit të vendit, është në kundërshtim me parimet demokratike në shoqëri, pengon procesin e ndërtimit të një shteti gjithëpërfshirës dhe tolerant si dhe cenon rrugën e integrimit evropian të vendit.

Incidentet dhe parregullsitë që kanë ndodhur në disa pjesë të Kosovës, si përpjekje për të cenuar votën e lirë të qytetarëve, janë duke u hetuar dhe duke u procesuar nga mekanizmat për mbarëvajtjen e procesit, duke dëshmuar bashkërendimin dhe bashkëveprimin e institucioneve të Kosovës për të siguruar zbatimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në tërë territorin e vendit gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve.

Dhuna e shprehur ndaj stafit vendorë dhe ndërkombëtarë në disa prej qendrave të votimit në pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës dhe përdorimi i gazit lotsjellës në këto qendra, është e papranueshme dhe e patolerueshme. Aktet e tilla do të pasohen me veprim të shpejtë të mekanizmave të sigurisë me qëllim të vendosjes së rendit dhe të qetësisë dhe të sundimit të ligjit, sq shumë të nevojshëm e të domosdoshëm për këtë pjesë të vendit.

Presidentja Jahjaga vlerëson përkushtimin dhe angazhimin e partive e subjekteve politike, si dhe të të gjithë kandidatëve që kanë kandiduar në zgjedhjet komunale, për mbarëvajtjen e procesit dhe për një fushatë përgjithësisht të qetë e demokratike parazgjedhore dhe për respektimin e parimit demokratik në procesin e zgjedhjeve.

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Kryeministri Kurti takoi emisarin e Gjermanisë, Manuel Sarrazin

25 Shtator, 2023
Gjykatë/Prokurori

Organizohet dita e dhurimit vullnetar të gjakut në sistemin prokurorial

25 Shtator, 2023
Gjilan

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për shantazh

25 Shtator, 2023
Nacionale

Ministria e Mbrojtjes hapë konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të SHBA-ve

25 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti takoi emisarin e Gjermanisë, Manuel Sarrazin

25 Shtator, 2023

Organizohet dita e dhurimit vullnetar të gjakut në sistemin prokurorial

25 Shtator, 2023

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për shantazh

25 Shtator, 2023

Ministria e Mbrojtjes hapë konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të SHBA-ve

25 Shtator, 2023

Osmani: Republikën e Kosovës nuk do të arrijë askush ta gjunjëzojë e ta përulë, derisa ka vajza e djem si Afrimi…

25 Shtator, 2023

Salihu kërkoi nga gjyqtarët angazhim më të madh në përfundimin e lëndëve dhe trajtimin e tyre sipas radhës

25 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com