“Edhe pse e kemi pasur të vetmin djalë, në qoftë se vërtet ka bërë zullum hallall ju qoftë gjaku” prindërit e Mydyrit në Hogosht, një ndër mydyrllaqët në Anamoravë, cituar sipas historianit Mr. Sadullah Brestovci.
Shkruan: Ukshin Zajmi
Pas marrjes së pushtetit me Mbretërinë Otomane nga Xhonturqit, e sidomos në kohën e “Yrfije të Dërgut Pashës” e më qëllim të shuarjes së kryengritjes së shqiptarëve të udhëhequra nga Lëvizja Kombëtare Shqiptarë, ata bënë edhe një riorganizim të pushtetit. Në këtë kohë, më qëllim të shtrirjes së pushtetit në të gjitha poret e shtetit, krijuan edhe “mydyrllaqe” edhe në pjesët më te largëta nga qënderat udhëheqëse. Këto mydyrllaçë, në kuadër të kajmëkamllakut e udhëhiqte mydyri me disa ushtarë. Në këtë aspekt në anën e Anamoravës, pos Kajmekamallakut që ishte në Gjilan, mydyrlleqe u themeluan në Hogosht për Moravën e poshtme dhe në Lubishtë për Moravën e epërme.
Për të kryer punën e mydyrit u zgjodhën turqit më të përbetuar dhe më të ashpër, andaj këta farë mydyresh, u bënë tepër të padëshiruar për popullatën shqiptare, të cilët, ishin edhe më herët të pezmatuar në pushtetin otoman, jo vetëm për tatimin e obliguar por edhe për trajtimin jo adekuat të popullit shqiptar karshi popujve tjerë të Ballkanit.
Këta myhyrë, sidomos, i kishin në sy të keq shqiptarët që nuk u përshtateshin qëndrimeve të tyre, andaj, nuk dihet se cili mydyr, por e ndiqnin edhe Emin Hotllanin nga Bllata. Një herë e patën “bastisë“ shtëpinë e tij, mydyri me përcjellësit e tij, dhe në bazë të zhdërvjelltësisë së tij dhe nënës së tij, ai u fsheh dhe nuk e gjetën. Mirëpo, Enimi vendosi që t’i hakmerret këtij oficeri turk dhe me shokë të tij i zënë “pusi” diku në mal dhe i çarmatos të gjithë ushtarët e tij. Për t’iu hakmarrë mydyrit, atij ia merr pushkën dhe në sy të ushtarëve të tij, duke u thënë- se gjithëve u kisha mbytë, por, këtë nuk dua, por ti mydyr, që po mi frikon familjen- tjetër herë mos e bënë-së po të garantoj se të vras . Ua merrnin të gjithë municionin dhe ua dorëzojnë armët. Këtë na e ka rrëfyer Avdi Thaqi nga Muqiversi, përndryshe stërnip i Emin Bllatës, por që e paska dëgjuar nga gjyshja e tij-Lala.
Mydyri, qe u ndëshkua me këtë poshtërim, pasi u tregoi eprorëve të tij, ai ndërmori edhe masa për t’ia kthyer Emin Hotnianit, apo, siç njihët në këtë anë Emin Bllata.
Duke e shtuar taksat e ndryshme për banorët e kësaj ane, ai filloj edhe të kontrollojë e të vizitojë edhe shtëpitë e njerëzve të cilët ishin nëpër male si të rebeluar për pushtetin (Kaçakët) por edhe të atyre që nuk paguanin taksat e ndryshme. Popullit të kësaj anë, pra të Anamoravës së poshtme, ata krijuan një antisimpati nga këtij mudurllakut, e posaçërisht të këtij të tretin që ishte me radhë. Mydyri vendosi një ditë që të vizitojë shtëpinë e Enim Bllatës (Hotnianit) dhe edhe vendosi edhe që t’i hakmerret për poshtërimit që ia kishte bërë kohë më parë Enimi.
Shkoi me disa ushtarë në shtëpinë e tij, e kontrollojë dhe pyeti për Eminin. Gruaja i tha se Emini nuk është në shtëpi dhe nuk e di se ku është ai. Muhuri i thotë gruas së tij Lalës, falënderoju që nuk qenka në shtëpi, por Eminin kemi me ta sjellë në shtëpi me çarçaf të kuq. Ajo, Lala ia kthen, këqyre punën tënde e mos u merr me Eminin, se me dëgjue ai për këto fjalë, ty mydyr të pështjell me qylym të kuq. Ai doli nga shtëpia, dhe me ndihmën e ushtarëve hipi në kulmin e shtëpisë dhe iu afrua oxhakut dhe kreu nevojën e vogël në oxhak. Prej lartë urina e ti ra në “kusinë“ në të cilët gratë kishin qenë duke e vluar qumështin. Gratë e panë këtë, dhe kur dolën më oborr, e panë mydyrin në kulmin e shtëpisë dhe e ditën se kush e bëri këtë akt. Pas këtij akti, mydyri u largua nga Bllata, kurse anëtarët e shtëpisë së Eminit, u bezdisën në këtë akt të ndyrë. Edhe për këtë i treguan Eminit.
Pasi mori vesh Eminit, ai vendosi së në rastin e parë të takimit më mydyrin do ta vrasë. Dhe një ditë, derisa Emini qëndronte në mal, pikërisht të “Ura e Ibishit” me Ibrahim Zhujën e Islam Zukën nga Desivojaca hetuan se mydyri po kthehej me dy truproje të armatosura nga fshatrat e Gallapit për në Hogosht, aty ky e kishte selinë. Emini u tregoi rastin që ia kishte bërë mydyri por edhe vendimin e tij për ta vrarë. Ata i ofruan ndihmë dhe ia zunë pritën. I ndaluan, i çarmatosën dhe më në fund e vranë Mydyrin. Truprojave të tij ua morën municionin dhe ua dhanë armët dhe i thanë shkoni e lajmëroni për aktin. Këta të tre, që tashmë edhe ishin identifikuar, kaluan në arrati, dhe filluan një jetë nëpër male, por që jatakët u siguronin ushqim.
Lajmi për vrasjen e mydyrit, i shkoi në Stamboll edhe familjes së tij, të cilët e kishin të vetmin djalë. Erdhën familja, pas disa ditësh për të marrë kufomën. Prindërit e tij, më këtë rast, paskan thënë, sipas mr.Sadulla Bestovcit:” Edhe pse e kemi pasur të vetmin djalë në qoftë se vërtetë ka bërë zullum-hallall ju qoftë gjaku”.
Pra, sipas kësaj, vrasja e mydyrit të tretë më radhë me seli në Hogosht, është akti i revoltës për zullumin e madh që e ushtronte ai ndaj popullatës, por edhe i hakmarrjes për aktet e turpshme që ishin bërë në shtëpi të Emin Bllatës. Se kjo është e vërtetë dëshmon edhe ajo, se pas disa javësh edhe në Gjilan një ushtar shqiptar e vrau Kajmekamin. Emin Bllata deri në vitin 1912 jetoi si kaçak, dhe ma vonë. në luftë me Bullgarin e parë, diku kah viti 1915 u vra në vendin e quajtur Ush.
Referenca:
Mr:Sadulla Hogoshti Brestovci: Lëvizja kombëtare në Kazanë e Gjilanit-Islam Pira, Prishtinë, 2008
Rrëfim i Avdi Thaqi (nip i Emin Hotlanit) (1936) Mjuçiverc me 10.12.2016
Hogoshti nga: https://sq.wikipedia.org/wiki/Hogoshti