Duke pas parasysh situatën e krijuar në kompaninë Ecohigjiena kurrsesi nuk arsyetohet heshtja sidomos e organeve komunale e cila me këtë heshtje krijohet përshtypje se po mbulon problemet të cilat që nga themelimi i Partneriteti Publiko Privat(PPP) ka përcjellë këtë kompani, probleme të cilave iu ka pri partneri privat i përfaqësuar nga z.Senad Ramaj. Kur themi partneri privat duhet ta kuptojnë të gjithë se situata të tilla para se të krijohet ky partneritet,(SH.A.Higjiena) nuk mbahet mend të kenë ndodhur.
Disa herë përmes shkrimeve dhe debateve të pakta që kanë ndodhë është përpjekur që të njoftohet edhe opinioni edhe organet se PPP i krijuar nuk po i shërben as për së afërmi të mirave dhe pritjeve që është mendua dhe që është ofrua nga Partneri privat në bazë të së cilës ofertë të përzgjedhur edhe është ndërtua ky PPP.
Për ta vërtetua mospërmbushjen e pikave të marrëveshjes janë informuar disa herë edhe opinionin publik por edhe organet komunale me argumente të cilat janë publiku dhe janë të njohura besoj për gjithë opinionin e gjerë, prandaj për të mos e bërë banal sot këtë reagim nuk do të elaboroj marrëveshjen e arritur me partnerin privat,megjithatë nëse nuk publikohen së paku tre apo katër pika të cilat prekin marwveshjen , keqpërdorimin si dhe keqmenagjimin që i ka iu është bërë kësaj kompanie, reagimi mbetet i mangët dhe i pakuptim kur e dimë sidomos se partneri privat ka pas për obligim që marrëveshjes t’i përmbahet në tërësi,përndryshe shtrohet pyetje pse është dashtë të ndërtohet ky partneritet kur:
Partneri privat “Shoqërinë Aksionare”(SH.A.)e shndërron në shoqëri me kompetenca të zgjeruara(SH.P.K) ekspertet duhet ta dallojnë dhe ta dinë!?
Partneri privat në asnjë mënyrë sipas marrëveshjes nuk ka guxua të largoj asnjë punëtorë nga puna, Senad Ramaj përkundrazi e ka bërë të kundërtën dhe në mënyrë vetanake pa pëlqim të bordit por edhe pa e diskutua asnjë vendim për largim të punëtorit nga puna në mënyrë të njëanshme ka largu punëtorët nga puna dhe hiq më larg se para 2 apo 3 ditë edhe pse tash nuk ka kompetenca ekzekutive në kompani dhe pa konsultim me bordin e aksionarëve ka nxjerrë vendim për largim nga puna të 18 punëtorëve prandaj shtrohet pyetja sa janë ligjore dhe të zbatueshme këto vendime dhe sa ka të drejtë të merr këto vendim kur nuk ka kompetenca ekzekutive në kompani?(sepse gjithë opinioni është i njoftuar për çka ishte burgosur S.R. dhe që nga burgosja ai është i suspenduar nga pozita e drejtorit dhe edhe sot kompania nuk ka drejtor të zgjedhur, ka U.D të emëruar !?).
Partneri nga oferta për investim të 1.500.000(një milion e pesëqind mijë Euro) mbi bazë të së cilës edhe ka fitua tenderin dhe është pikë kryesore e marrëveshjes për PPP iu janë dhënë 51% të aksioneve të përbashkëta ndërsa ka investua përafërsisht 180.000(njëqind e tetëdhjetë mijë Euro) që do të thotë përafërsisht 12% investime të cilat është dashtë të investohen tre vitet e para nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes, ndërsa partner privat as sot nuk e ka të përmbushur këtë pikë të marrëveshjes, prandaj cili është kuptimi i kësaj marrëveshje 51%për partnerin privat me këtë investim minimal prej 12% realizim të ofertës për investim,ndërsa komuna apo kompania kishte 1.450.000 Euro pasuri kurse pjesëmarrja në partneritet është 49%,si shpjegohet ky partneritet nga Ekspertë e Ekonomisë apo Partneritetit kur partneri ka investua 12% do me thënë 180.000 Euro ndërsa edhe sot i llogariten 51% aksione kurse Komuna me 100% kapitalin e ofruar për partneritet llogaritet me 49% pjesëmarrjeje në aksione,a mos duhet të jetë e kundërta?
Blerja e kamionëve për bartjen e mbeturinave,(shuma e paguar prej 75.000 Eu. për një kamion)të cilët sipas standardeve dhe marrëveshjes nuk i përmbushin kriteret e përcaktuara me marrëveshje sepse kamionët me te vjetër se 5 vite konsiderohen të papërdorshëm për këtë shërbim janë sjellë dhe nuk janë investim i drejtpërdrejtë për SH.P.K. Ecohigjiena por i ipen me qira nga kompania Ekovizion pronë e Senad Ramës ndërsa nga partneri privat është llogaritur investim,shtrohet pyetja çka ka mendua me këtë veprim partneri dhe a mund të konsiderohet investim kjo dukuri !?
Shitja dhe asgjësimi i i disa aseteve të kompanisë pa vlerësim paraprak si dhe pa vendim të bordit të aksionarëve,sa ishte vendim e drejtë dhe a dihet kush ka përfitua nga ato të hyra? …etj,etj.
Edhe përkundër përpjekjeve për t’i gjetur zgjidhje kësaj situate prapë se prapë zgjidhje nuk është bërë dhe problemi vetëm se sa po komplikohet,përderisa edhe interesat e ndryshme te cilat janë kryqëzuara në këtë problem nuk fillojnë të distancohen zgjidhja mbetet enigmë edhe për kohë të gjatë.
Nuk dua as të fajësoj e as të mbrojë askënd por duke e njohur dhe përcjellë në vazhdimësi problemet që kanë përcjellë këtë PPP që nga krijimi i partneritetit si pasoj e mungesës vullnetit dhe neglizhimit të zgjidhjes së problemit kemi ardhur në një situatë deri te incidenti e që si pasoj edhe është krijua një situatë tepër e komplikuar dhe për situata të tilla në vendet e zhvilluara dhe demokratike dhe aty ku interesat personale nuk interferohen thirret seancë e jashtëzakonshme e organit vendimmarrës te komunës dhe jo vetëm të diskutohet vetëm sa për sy e faqe por duhet të dilet me rekomandime të cilat i kontribuojnë zgjidhjes së çështje apo problemeve të tilla.
/Ibish Ibishi/
/autori është anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)/