Policia apelon te ngasësit e automjeteve të jenë të kujdeshëm

Policia apelon te ngasësit e automjeteve të jenë të kujdeshëm

Edhe Gjilani sot është zbardhur nga bora dhe me këtë janë vënë në dukje edhe vështirësi dhe telashe në komunikacionin rrugor. Madje janë regjistruar edhe disa aksidente trafiku.

“Prej kur filluan të reshurat e borës,e deri më tani (ora 13.OO), kanë ndodhur 6 aksidente trafiku, prej tyre: 2 në rrugët magjistrale dhe 4 në rrugët lokale, dhe që të gjitha me dëme materiale”, ka bërë të ditur nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal, në Drejtorinë Rajonale të Policisë – Gjilan.

Sipas tij, 3 aksidente kanë ndodhur në Gjilan, 1 aksident në pjesën e Novobërdës dhe 2 aksidente tjera në rrugët magjistrale.

Përndryshe, vështirësi ka ma tepër nëpër rrugët lokale që janë akoma të pa pastruara.

Nënkolonel Shaban Azizi ka apeluar të ngasësit e automjeteve që të jenë të kujdeshëm dhe në komunikacion të dalin me automjete me gjendje të rregulltë dhe të pajisura siç e kërkon ligji dhe kushtet e rrugëve, kur ka borë dhe akull, kujdesi duhet të jetë maksimal.

KOMENTE