Aktivistët e Partisë Socialdemokrate vendosen sot para Ministrisë së Shëndetësisë banerin “Qu prej gjumit ministër!” dhe po ashtu kanë vendosur dy zmadhues dhe është lëshuar zëri i alarmit.
“Para disa ditëve ne vendosëm një tepih të kuq në shkallët e emergjencës për ministrin Latifi. E shtruam atë tepih në mënyrë që ta nxisim atë të vije për ta parë gjendjen të cilën e kemi në spitalet tona sot”, ka thënë anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi.
Ajo theksoi se ministri Latifi nuk e ka përmbush asnjë prej premtimeve të veta. “Ai thoshte se ditën duhet ta zgjasim edhe dy orë, që ta kemi 26 orë për punë, e ne e kemi vetëm një kërkesë për ministrin Latifi, le të zgjohet nga gjumi dimëror në të cilin ka rënë…”.
Për më tepër shih videon: