DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim drejtorin ekzekutiv të Civil Rights Defenders, Anders L. Pettersson

Kryeministri Kurti priti në takim drejtorin ekzekutiv të Civil Rights Defenders, Anders L. Pettersson
Avatar photo Redaksia

Të drejtat e njeriut në Kosovë ishin tema e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me z.Anders L. Pettersson, drejtor ekzekutiv i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Civil Rights Defenders.

Kryeministri Kurti ritheksoi se respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk janë vetëm detyrime formale kushtetuese të Qeverisë, por janë edhe thelbi i bindjes filozofike e njerëzore.

EkoHigjiena

Ai e njoftoi z.Pettersson, me veprimet e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës lidhur me rritjen e mirëqenies sociale, nëpërmjet rritjes së pagave dhe asistencës sociale, duke veçuar masat e Pakos së përballjes me inflacion.

Gjatë takimit u theksua domosdoshmëria e pavarësisë së gjyqësorit, mediave dhe shoqërisë civile, si dhe gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në fushën e të drejtave të njeriut në të ardhmen. /2lonline/