DYLON

Hyseni: Përveç konsolidimit të Këshillit Drejtues të Teatrit, është bërë edhe një punë e madhe për këtë periudhë të shkurtër kohore

Hyseni: Përveç konsolidimit të Këshillit Drejtues të Teatrit, është bërë edhe një punë e madhe për këtë periudhë të shkurtër kohore
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me Këshillin Drejtues të Teatrit të Qytetit, ka mbajtur të martën një konferencë për media, ku ka shprehur zotimin për përkrahjen e vazhdueshme për funksionimin sa më të mirë të këtij institucioni. 

Kryetari Hyseni tha se përveç konsolidimit të këtij Këshilli, është bërë edhe një punë relativisht e madhe për këtë periudhë të shkurtër kohore.

EkoHigjiena

“Kam ardhur në këtë konferencë në shenjë mirënjohje dhe përkrahje për komunitetin artistik, sidomos edhe për Këshillin e ri drejtues. Përveç konsolidimit të këtij Këshilli, është bërë edhe një punë relativisht e madhe për këtë periudhë të shkurtër kohore. Shumë shpejt pritet që të vijnë në seancën e Kuvendit Komunal për miratim disa dokumente shumë të rëndësishme sa i përket sferës së kulturës dhe disa institucioneve që janë shumë të rëndësishme”, ka thënë kryetari Hyseni. 

“Parimisht, Teatri i Gjilanit ka qenë funksional, ka qenë mirë i organizuar, ndërkohë që organizimi i mëtejmë i strukturuar dhe funksionimi i mirë përbrenda është synimi që ne si Komunë por edhe artdashësit do ta dëshironin. Ajo që mbetet prej meje si zotim është që do të jemi në përkrahje të artistëve e në veçanti në përkrahje të Teatrit”, ka shtuar kreu i Gjilanit. 

Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Avni Shkodra, pasi falënderoi kryetarin Hyseni për mbështetjen e madhe, ka thënë se Teatri i Qytetit të Gjilanit është prej teatrove më aktiv në Republikë.

“Si i tillë, trajtohet edhe në programin për kulturë të kryetarit Hyseni, që për këtë vullnet të tij, ne e falënderojmë shumë në emër të krejt punëtorëve të teatrit dhe të Këshillit Drejtues”, ka thënë Shkodra, teksa ka shtuar se puna aty po vazhdon me instensitet të lartë. 

“Ne e kemi bërë harmonizimin e tri akteve nënligjore dhe rregulloreve që derivojnë prej ligjit për teatrot, siç është Statuti i Teatrit, rregullorja e punës e Këshillit Drejtues dhe rregullorja për shfrytëzimin e sallës së madhe, të cilat dje i kemi adresuar në Drejtorinë e Kulturës, për t’i proceduar më pas për votim në Kuvendin Komunal”, ka theksuar Shkodra. 

Përndryshe, Këshilli Drejtues i Teatrit të Gjilanit përbëhet nga Avni Shkodra, Ramadan Kurti, Emine Toska, Sabedin Shahiqi dhe Qazim Azizi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.