Isuf B.Bajrami
Sot për krizën e naftës, kishte protesta në disa qytete të Shqipërisë e në mbrëmje edhe në Tiranë!
Në këto momente të vështira për qytetarët shqiptarë, vlen të rikujtohen thënia e një Lideri vigjilent shqiptarë për naftën: “Nafta është zemra e çdo pune, pa naftë asgjë nuk lëviz.”
Shqipëria kishim 4 mijë puse nafte, ku eksportonte 1 milion ton! Kishte arritur deri në 5 mijë metër thellësi shpimi. Jo vetëm qytetarët shqiptarë në Shqipëri, por të gjithë shtetet e Ballkanit, mund të furnizoheshin pa ndonjë vështirësi.
Sot, mjerisht nuk janë në funksion asnjë!
Pse, si dhe kush i shkatërroi?!
Cila ishte prapavija dhe qëllimi i shkatërrimit?!
Kjo po shihet tani, që jemi në fillimin e një fillimi të krizës globale për çdo gjë, edhe për naftën!
Protestuesit e shqetësuar për mungesën dhe rritjen e çmimit të naftës kanë të drejtë tē protestojnë, por me protesta nuk zgjidhen problemet e shkaktuara nga elementi “njeri” në pushtet!
Në një Shtet ligjor, siç është Shqipëria, çdo problem dhe shqetësim qytetarë zgjidhet përmes Institucioneve të Shtetit, jo nē rrugë!
Vendi i Lekës 09.03.2022