DYLON

Zëvendëskryeministri Bislimi thekson progreset e Kosovës në agjendën evropiane, në takimin me Zëvendës Sekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge

Zëvendëskryeministri Bislimi thekson progreset e Kosovës në agjendën evropiane, në takimin me Zëvendës Sekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të vizitës zyrtare në Strasburg, Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, zhvilloi një takim me Zëvendës Sekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.

Z. Berge mirëpriti vendimet dhe qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi konfliktin në Ukrainë dhe gjithashtu përafrimin e plotë të politikës së jashtme të Kosovës me atë të BE-së.

EkoHigjiena

U riafirmua rëndësia që bashkëpunimi i Kosovës dhe Këshillit të Evropës të vazhdojë intensivisht si pjesë e Komisionit të Venedikut, Bankës së Këshillit të Evropës, Kuvendit dhe Komunave.

Të dyja palët u pajtuan se Evropa duhet të jetë e bashkuar jo vetëm në çështjen e Ukrainës, por edhe në çështjet e tjera të cilat ndërlidhen edhe me Ballkanin Perëndimor. Në takim u diskutua edhe mbi aplikimin e Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat për integrim në Bashkimin Evropian, ku u theksua se progresi i Kosovës në reformat e rekomandimet e BE ka vijuar me rezultate pozitive.

Z. Berge mirëpriti dhe iniciativën e Kosovës për aplikim për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Zëvendës Sekretarin Berge për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe u riafirmua se do të vazhdojë progresi në reformat kyçe dhe prioritare në kuadër të ERA II si dhe përkushtimi në vlerat dhe politikat e Bashkimit Evropian. ​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.