Tërmeti i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë ka prekur çdo shqiptar anë e mbanë botës. E në mëngjesin e ditës së sotme, presidenti i Gjilanit, Florim Zuka ka mobilizuar punëtorët e tij të kompanisë, duke i nisur drejt Shqipërisë.
Punëtorët janë nisur drejt Durrësit për me makineritë e tyre për t’i dal në ndihmë personave të prekur nga tërmeti.
E iniciativë fantastike kanë ndërmarrë edhe Skifterat, ku nga ora 17:00 në tifo klubin e tyre në lagjen Dardania po mbledhin mjete financiare, ushqime dhe veshmbathje për t’i nisur drejt Shqipërisë.