Është bërë promovimi i profileve profesionale të Shkollës së Mesme së Agrobiznesit “Sahit Baftiu”.
Ky aktivitet realizohet nga drejtoresha e Arsimit, Albana Demiri, e cila tregoi se kjo për herë të dytë.
Ajo dha një mesazh për nxënësit që t’i zgjedhin profilet që i dêshirojnê dhe nuk do të zhgënjehen.
Drejtoresha Demiri, shtoi se me tre nga profilet e kësaj shkolle do të startojnë vitin e ri shkollor me mësim dual.
“Profilet profesionale do të kenë impaktin e tyre në edukim dhe jo vetëm”, tha drejtoresha e Arsimit.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leoonora Morina Bunjaku ka folur në emër të kryetarit të Gjilanit Alban Hysenit para nxënësve e prindërve për promovimin e profileve profesionale të Shkollës së Mesme së Agrobiznesit “Sahit Baftiu”.
Ajo tha se nxënësit duhet të kenë prioritet shkollat profesionale.
Sipas saj me këtë zgjedhje nxënësit bëjnë një shkëmbim përvojash nga teoria në praktikë.
“Të dashur nxënës ju bëjë thirrje që të jeni të përkushtuar dhe të orientoheni në shkollat profesionale”, tha Leonora Morina Bunjaku.
Nënkryetarja e Gjilanit, edhe prindërve iu bënë thirrje që fëmijët e tyre të përzgjedhin vet shkollat profesionale.
“Ju jeni krenaria jonë, mendoni mirë nga po orientoheni sepse është në pyetje e ardhmja juaj”, tha nënkryetarja.
Ajo shtoi se është mirënjohëse për kontributin dhe bashkëpunimin tuaj nxënës, mësimdhënës dhe prindêr.
Xhelal Jetishi, drejtor i Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”, ka treguar për profilet qê ofrohen.
Profilet e reja për vitin shkollor 2023/24 janë: kuzhinierë, asistentë i mikpritjes hotelier, teknologji ushqimore, furrtarë, teknologjia e përpunimit të mishit, pemëtari, vreshtari, hortikulturë, agrobiznes dhe laborant i biologjisë.
Interesimi ishte i jashtëzakonshëm me një pjesëmarrje aktive të të pranishmëve. /2LONLINE/