DYLON

Tejkalojnë në vijë të plotë, dy kundërvajtësve të mjeteve të rënda u merren lejet, për tre muaj

Tejkalojnë në vijë të plotë, dy kundërvajtësve të mjeteve të rënda u merren lejet, për tre muaj
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar dy foto në të cilat qartë shihen vozitës,  njëri  ishte duke drejtuar autobusin e tjetri një mjet transporti mallrash, ku që të dy kanë tejkaluar në vijë të plotë në aksin rrugor Gjilan –Prishtinë ma saktë ë fshatin Llabjan, me të cilin veprim kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e trafikut. 

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësit ndaj të cilëve sipas nenit 70  konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 paragrafi 3 janë shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind  (200) euro, dy (2) pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj. 

EkoHigjiena

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet në njoftimin e policisë.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.