Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tre (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për shkak të veprave penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”. /2LONLINE/