DYLON

Kuvendi i Kosovës i ka dhënë dritën jeshile FSK-së për misionin paqeruajtës në ishujt Falkland

Kuvendi i Kosovës i ka dhënë dritën jeshile FSK-së për misionin paqeruajtës në ishujt Falkland
Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh pasditen e sotme në seancë të jashtëzakonshme, për të shqyrtuar Propozim-Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.02/110, datë 29.11.2022,  për dërgimin e kontigjentit e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, përkatësisht dërgimin në operacionin në mbështetje të paqes, sipas Marrëveshjes Implementuese, lidhur me Atashimin e Personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në Ishujt Falkland.

Pas votoi për të shmangur procedurat dhe afatet sipas Rregullores së Kuvendit, Kuvendi i hapi rrugë shqyrtimit të këtij propozim-vendimi, të cilin para deputetëve e paraqiti dhe e arsyetoi kryeministri Albin Kurti.

EkoHigjiena

Pas paraqitjes së raportin me rekomandime të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga kryetari Bekë Berisha, për miratimin e këtij propozim-vendimi, Kuvendi, me 77 vota për vendosi për dërgimin e misionit të FSK-së jashtë vendit, konform propozim-vendimit të lartpërmendur të qeverisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.