Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 paragrafi 1 i KPRK-së
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave dhe atë :
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Vjedhje e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “ Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “ Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “ Dhuna në familje”. /2LONLINE/