DYLON

Ndalohen dy persona për veprën penale “rrëmbimi”

Ndalohen dy persona për veprën penale “rrëmbimi”
Avatar photo Redaksia

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë ndaluar dy (2) persona lidhur me rastin e zhdukjes së personit me inicialet B.R.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se dy (2) personat janë ndaluar për veprën penale “Rrëmbimi” nga neni 191 të KPRK-së.

EkoHigjiena

Po ashtu, me rastin e arrestimit të këtyre dy personave janë sekuestruar edhe disa prova materiale të cilat do të shërbejnë për procedurë të mëtutjeshme penale.

Gjithashtu, kjo prokurori njofton opinionin publik se në këtë çështje penale, është duke punuar me seriozitetin maksimal dhe me të gjitha kapacitetet që disponon, si dhe në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.