Referuar raportit për 24 orët e fundit të Prokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Detyrimi’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’. /2LONLINE.com/