DYLON

Presidentja Osmani: Paqja dhe siguria e qëndrueshme garantohen vetëm me pjesëmarrje të plotë e të barabartë të grave

Presidentja Osmani: Paqja dhe siguria e qëndrueshme garantohen vetëm me pjesëmarrje të plotë e të barabartë të grave
Avatar photo Redaksia

Me rastin e përvjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 e OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me UN-Women, mbajtën konferencën me temën “Roli i grave në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë”. 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë fjalimit të saj në përvjetorin e 21-të të Rezolutës 1325 të OKB-së, u shpreh se është e bindur se pa pjesëmarrje të plotë e të barabartë të grave, nuk do të mund të garantohet asnjëherë paqja dhe siguria e qëndrueshme.

EkoHigjiena

Më tej, Presidentja Osmani-Sadriu theksoi se promovimi i fuqisë vendimmarrëse të  grave në këtë sektor strategjik nënkupton edhe nivelin me të cilin mund të matet niveli i demokracisë në vend tonë.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u shpreh se progresi i përgjithshëm shtetëror, qytetar dhe shoqëror, bazohet në fuqizimin dhe kultivimin e vlerave tona unike të diversitetit gjinor, etnik, fetar e kulturor. Ai theksoi se roli i grave dhe kontributi i tyre, nga pozitat e tyre vendimmarrëse, ka qenë i pazëvendësueshëm në avancimin e proceseve tek synimet strategjike për paqen dhe sigurinë globale.

Në këtë ngjarje, përveç përfaqësueseve nga institucionet publike, shoqërisë civile dhe mediave, gjithashtu morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla si dhe Koordinatorja për zhvillim nga Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, ku trajtuan progresin e arritur dhe sfidat, sa i përket përfaqësimit të barabartë gjinor në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.