Referuar raportit të Prokurorit të Shteti për 24 orët e fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’, ndërsa, në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për këto vepra penale:
Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’. /2LONLINE.com/